Terms of service
Në këtë faqe shpjegohet marveshja lidhur mes Zanza ( regjistruar me NIPT: M52229028U , me adresë Rruga "Hasan Alla", Tiranë ) dhe Klientit që përfaqëson çdo subjekt që bën blerje në rrugë elektronike, në faqen toně.
Kjo marrëveshje përcakton Termat dhe Kushtet e blerjes, (më poshtë të quajtur Termat dhe Kushtet), që shpjegojnë të drejtat dhe detyrimet e përdoruesve të kësaj faqeje (më poshtë të quajtur Ju, Klienti, Blerësi) dhe Kfarma (më poshtë të quajtur, Ne, Zanza, Shitësi).
Zanza ka të drejtë të ndryshojë dhe përditësojë në çdo kohë Termat dhe Kushtet. Në çdo rast, ndryshimet do të publikohen në këtë faqe interneti dhe do të hyjnë në fuqi në momentin e publikimit. Në asnjë rast ato nuk do të kenë fuqi prapavepruese.
Duke kryer një porosi në rrugë elektronike, nëpërmjet faqes së internetit, ju pranoni dhe bini dakort me të gjithë Termat dhe Kushtet. Është përgjegjësia juaj të lexoni dhe kuptoni Termat dhe Kushtet përpara kryerjes së çdo blerjeje. Nëse nuk jeni dakort me Termat dhe Kushtet, ju nuk duhet të përdorni shërbimet e kësaj faqeje.
Zanza ka të drejtën të anullojë një porosi dhe të ndalojë aksesin në faqe, të një ose më shumë subjekteve, për shkak të mosrespektimit të Termave dhe Kushteve, apo për çfarëdo arsye tjetër.
Përdorimi i kësaj faqeje interneti është subjekt i Termave dhe Kushteve të mëposhtme dhe kushtëzohet me pranimin nga ana juaj të këtyre Termave dhe Kushteve. Çdo kusht i deklaruar në këtë faqe interneti nuk ndikon në të drejtat tuaja ligjore si konsumator.
Konfirmimi dhe legjislacioni
Të gjitha porositë e bëra nga ju dhe blerjet e mallrave nga ne janë në bazë të këtyre Termave dhe Kushteve. Njohja e porosisë tuaj (duke përfshirë dërgimin e një emaili që konfirmon se porosia juaj është duke u përpunuar) nuk përbën pranim ligjor të porosisë tuaj. Porosia quhet e pranuar ligjërisht në momentin e dorëzimit të produktit të shoqëruar me kupon tatimor.
Çmimi dhe pagesa
Çmimi i pagueshëm për mallrat që porosisni ose blini është ai qe përcaktohet në dyqan dhe në faqen tonë të internetit, në momentin që kryeni porosinë tuaj, plus çdo tarifë për transportin siç ju kërkohet sipas rastit. Të gjitha çmimet përfshijnë normën aktuale të TVSH-së në fuqi, përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe.
Nëse mund të ndodhë një gabim dhe mallrat mund të jenë me çmim të gabuar ose të përshkruara gabim në faqen e internetit, në secilin rast ne nuk do të jemi të detyruar të furnizojmë mallrat me çmimin e gabuar ose në përrshkrimin e pasaktë. Ne rezervojmë të drejtën për të korrigjuar çdo gabim. Ne (sipas gjykimit tonë) ose do ta anullojmë porosinë tuaj ose do të bëjmë përpjekje të arsyeshme për t’ju kontaktuar dhe për t’ju pyetur nëse dëshironi të vazhdoni me porosinë me çmimin e duhur ose përshkrimin e saktë. Nëse nuk jemi në gjendje t’ju kontaktojmë ose nuk dëshironi të vazhdoni me porosinë me çmimin ose përshkrimin e saktë, ne do ta anullojmë porosinë tuaj dhe do t’ju kthejmë paratë nëse keni paguar.
Informacioni mbi çmimin dhe disponueshmërinë mund të ndryshojë pa paralajmërim.
Koha e dorëzimit
Zanza nuk e ofron shërbimin postar vetë. Ne bashkëpunojmë me palë të treta për ofrimin e këtij shërbimi.
E drejta për të kthyer porosinë
Ju mund ta anulloni porosinë pa arsye brenda 14 ditësh nga momenti i marrjes së mallit. Nëse e anulloni porosinë brenda kësaj kohe, çdo pagesë e bërë nga ju do të rimbursohet tek ju brenda 10 ditësh nga kontrolli i mallit. Do t’ju kërkohet të ktheni produktet në fjalë në gjendje perfekte, të papërdorura dhe në paketimin e tyre origjinal, shoqëruar me faturën përkatëse, në të kundërt anullimi i porosisë nuk do të pranohet. Në rast të kthimit të produktit, ju duhet të paguani shërbimin postar.
Disponueshmëria
Të gjitha mallrat i nënshtrohen disponueshmërisë. Ndonëse ne përpiqemi të mbajmë stok të mjaftueshëm për të përmbushur të gjitha porositë dhe blerjet, nëse kemi stok të pamjaftueshëm për të furnizuar ose dorëzuar mallrat e porositura dhe të paguara nga ju, ne do të përpiqemi t’ju kontaktojmë duke përdorur detajet që na keni dhënë për t’ju pyetur nëse doni të vijoni me prenotimin e produktit deri në furnizimin e rradhës.
Privatësia
Kur bëni një porosi përmes faqes, ne do të ruajmë informacionin tuaj të porosisë për të dhënat tona, përveç nëse na kërkoni ta fshijmë këtë informacion.
Për më shumë informacion në lidhje me Termat dhe Kushtet, nëse keni pyetje, ose nëse dëshironi të bëni një ankesë, ju lutemi na kontaktoni me e-mail në:
info-zanza@gmail.com