Espiro
Sexholino Espiro Theta – sexholino i-Size (100–150 cm)
Sexholino Espiro Theta – sexholino i-Size (100–150 cm)
SKU:
Stok i ulët: 1 të mbetura
Nuk u ngarkua disponueshmëria e marrjes në dyqan
Espiro Theta – sexholino i-Size (100–150 cm) që rritet me fëmijën
Espiro Theta është një sexholino modern për fëmijë nga 100 deri në 150 cm, i projektuar për të ofruar siguri maksimale dhe rehati afatgjatë. Falë rregullimeve të shumta, ai përshtatet perfekt me rritjen e fëmijës dhe e shoqëron për shumë vite udhëtimi.
Siguri e certifikuar
- Certifikim ECE R129/03 i-Size
- Mbrojtje ndaj goditjeve frontale, anësore dhe të pasme
- Sistem ISOFIX për montim të shpejtë dhe të sigurt
- Mundësi montimi edhe me rripin e sigurisë së makinës, nëse ISOFIX nuk është i disponueshëm
Përshtatet me rritjen e fëmijës
- Rregullim i këndit të sediljes dhe shpinës
- Mbështetëse koke e rregullueshme në lartësi
- Gjerësi anësore e shpinës e rregullueshme, për mbështetje optimale
Rehati dhe praktikë
- Pëlhura të buta dhe miqësore me lëkurën e fëmijës
- Mbulesë e çmontueshme dhe e larshme, e lehtë për mirëmbajtje
- Mbajtëse gote e çmontueshme, ideale për fëmijët më të rritur
Espiro Theta – zgjedhja ideale për prindërit që kërkojnë një sexholino të sigurt, të rehatshëm dhe të qëndrueshëm, nga vitet e para të shkollës deri në fund të përdorimit të karriges së fëmijëve
Specifikime teknike – Espiro Theta (100–150 cm)
- Pesha: 7.2 kg
- Grupmosha / gjatësia e fëmijës: 100–150 cm
- Sistemi i montimit: ISOFIX + rrip sigurie i makinës me 3 pika
- Pozicioni i montimit: përpara drejtimit të lëvizjes (forward facing)
Përshkrim sigurie
Paralajmërim:
Gjithmonë sigurojeni fëmijën me rrip sigurie. Mos e përdorni sexholinon në sedilje me airbag frontal aktiv. Instaloni sipas udhëzimeve të prodhuesit. Riparimet duhet të kryhen vetëm nga personel i autorizuar.
Dimensionet
Dimensionet
Çfarë përfshihet
Çfarë përfshihet
Instruksionet e përdorimit
Instruksionet e përdorimit
Share
